×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama takon dy zyrtarët e SHBA-së

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 18:52

    Kryeministri Rama ka takuar këtë të enjte në New York ndihmës sekretarin e shtetit Philip Reeker dhe të dërguarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer.


    Përmes një postimi në rrjetin social Rama shkruan se dy zyrtarët e SHBA-ve janë miq të kahershëm të Shqipërisë dhe mbështetës kryesorë të reformave në vend.

    Postimi i plotë:

    Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!