×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama tregon prioritetet: Të bëhemi kampionë në Ballkan për turizimin

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 21:56

    Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”. I pyetur lidhur me prioritetet e qeverisë së tij në këtë mandat, Rama tha se se janë pikërisht turizmi dhe eksporti i energjisë.


    Pjesë nga intervista në studio:
    A ka prioriete qeveria juaj në këtë mandat?

    Rama: Janë shumë të qarta sepse janë bërë me dije që në fushatën elektorale. Duhet të bëjmë durim që kjo skuadër të shkojë në parlament aty do shpaloset programi i qeverisë. Së pari ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizimin.

    Sa herë kemi garuar kemi dalë të humbur…

    Rama: Më lër të luftoj për t’u bërë kampion.

    Mund t’ju ndihmojnë një këshillë sepse siç thatë mandati i tretë të jep pak arrogancë.

    Rama: Më lër të flas. Së dyti duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekdaë eksportuese neto e energjisë. Nuk janë dëshira të bazuara thjesht tek ëndrra për ta parë Shqipëinë në një nivel tjetër, por janë bazuar tek puna e këtyre viteve dhe investimet që janë në proces ose do të hyjnë në proces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!