×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama ultimatum drejtuesve të policisë: Keni 100 ditë kohë të gjeni të infiltruarit

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 12:16

    Në takimin e tij me strukturat policore Rama pati një ultimatum për drejtuesit duke theksuar se kanë vetëm 100 ditë kohë dhe asnjë ditë më shumë për ta rivënë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit.


    Rama tha se nuk ka nevojë për shkencë, shpikje dhe luftë por për gjërat që njerëzit kanë nevojë për të ndërtuar themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë.

    Rama: “Keni 100 ditë kohë. 100 ditë për ta rivënë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë të plotësuar duke e parë policinë e shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini se për këtë arsye edhe jeni zgjedhur, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe me policinë.

    Në këto 100 ditë duhet të jepen shembujt e qartë që nuk ka pandëshkueshmëri në policinë e shtetit. 100 ditë! Ky është një objektiv i palëvizshëm në çdo qark. Kjo duhet bërë në respektin e vetes, të masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe që nuk ka pse i paguan kostos një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe që duhet të shkojë para drejtësisë. Ju nuk e keni fare problem t’i gjeni, t’i kapni për krahu e t’i çoni para drejtësisë. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë, qakej, që rrinë si të infiltruar brenda trupit, duhet të shkojnë para drejtësisë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!