×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri

    Rama uron SHBA-në: 4 Korriku, simbol i veçantë edhe për shqiptarët e rritur në histori përballë erërave kundër

    Reporteri
    04 Korrik 2026 | 11:03

    Kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

    Në postimin e tij, Rama thekson se 4 Korriku është një festë e veçantë edhe për shqiptarët, duke vlerësuar marrëdhënien historike dhe miqësinë mes dy vendeve.

    “MIRËMËNGJES dhe me 4 Korrikun e Amerikës së mishëruar në Statujën e Lirisë, që është edhe një simbol i veçantë edhe për shqiptarët e rritur në histori përballë erërave kundër, të cilat gjithnjë janë rrekur ta ndalin frymën e këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!