×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama video nga Thumana: Po merr formë qyteza e Rilindjes

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 9:16

    Procesi i rindërtimit vijon ende në të gjithë zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Thumana është një ndër zonat që banorët presin me padurim mbylljen e rindërtimit për ti dhënë fund vuajtjes së shkaktuar nga prishja e banesave të tyre.


    Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.

    “Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë qyteza e Rilindjes, me 14 pallate dhe 158 shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Ndërkohë ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, është shprehur më parë se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!