Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pak minuta më parë akuzave të opozitës për një fshehje të viktimave të pandemisë.
Në mesazhin e tij, Rama përgënjeshtroi akuzën duke i cilësuar sulmet si një akt të turpshëm, që ”tejkalon demokracinë”, një “lëndim i patolerueshëm i karakterit tonë si vend, episod i shëmtuar i luftës për pushtet, që nuk duhet harruar nga asnjë shqiptar”.
Kryeministri sulmoi opozitën dhe presidentin duke thënë se sipas tij akuzat e pabaza, me fotografi “të inskenuara dhe klandestine” nga morgu, tregojnë se “ka një dobësi të frikshme të karakterit të opozitës. Viktimat nuk janë kuti këpucësh që mund t’i fshehim, ata nuk treten në ajër. Mjekët në front të parë nuk janë si këshilltarët e presidentit që shpërndajnë lajme të rreme, nuk fshihen viktimat si u fshinë videot e kryeministrisë në 21 janar. Opozita dhe presidenti po bëhen palë me COVID-19 për të rrëzuar qeverinë”.
Rama cilësoi akuzat edhe si të rrezikshme për vetë mjekët sepse “nxit urrejtjen ndaj tyre”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.