Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka thënë se pret thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ai ka deklaruar se është shumë i lumtur që është në krah të Macronit në Shqipëri.
Rama ka thënë se vizita e Macronit është shumë më tepër se vizitë formale, duke shtuar se është vizitë angazhimi që ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Jam shumë i lumtur edhe Macroni mbrëmë e tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk duhet të pengojë ribashkimin e Evropës. Janë më shumë se 100 vjet marrëdhënie diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë dhe marrëveshja e partneritetit strategjik që kemi nënshkruar, është një gur themeli që do të ndërtojmë më tutje një rrugë të gjerë bashkëpunimi”, ka thënë ai.
Rama ka thënë se mbi 18 mijë francezë kanë vizituar Shqipërinë këtë vit.
“Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.