×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama viziton Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, nuk dihet nëse përmendi rastin “Marty”

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 14:34

    Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmanski, dhe me kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

    Nuk dihet nëse këtu do të përmendet edhe rasti i Dick Martyt, raportuesit të Këshillit të Evropës, mbi pretendimet e të cilit u themelua Gjykata Speciale për Kosovën, që poashtu gjendet në Hagë.

    Kjo meqë Rama pas mbledhjes së dy qeverive më 20 qershor, paralajmëroi se në shtator të këtij viti, në Këshillin e Evropës do të dorëzojë rezolutë kundër raportit të Martyt.

    Zotimi i Ramës që mund të ndiqet në videon bashkëngjitur, pati ardhur pas vizitës te ish-presidenti, Hashim Thaçi që po akuzohet nga Specialja, dhe pas vizitës te familja e tij në Burojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!