×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Rama: Vota për Berishën cenon raportin me aleatët

    Reporteri
    03 Maj 2023 | 17:32
    Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    Në takimin me banorët e Matit ku socialistët kërkojnë një mandatë të dytë për të drejtuar bashkinë me Agron Malaj, Edi Rama ironizon deklaratat e kreut të demokratëve që e bën përgjegjës atë për shpalljen “non grata” nga SHBA.

    Por demokratët që ende sipas tij besojnë tek Berisha ju kujton se çfarë kosto mund të ketë kjo për Shqipërinë në marrëdhënie me aleatët.

    “Të thotë Amerika, “more zotëri është i padëshirueshëm ky për mua”- e ti thua, “jo s’ka rëndësi se unë jam këtu SHBA janë aty si qendër graviteti i vlerave demokratike, i vlerave të lirisë, i vlerave të një komuniteti ku ne bëjmë pjesë dhe nga i cili ne nuk mund të ndahemi dhe nga i cili, ne nuk mund të largohemi dhe me të cilin ne nuk mund të krijojmë një marrëdhënie dyshimi dhe nuk mund të na shikojnë si njerëz të prapambetur, si njerëz pa tru në kokë që ndërkohë që ata thonë “shqiptarë dhe shqiptare ne nuk e dëshirojmë këtë individ”, shqiptarët dhe shqiptaret vazhdojnë me të vetën dhe japin vota”.

    Nuk rresht së kujtuari dhe në takimin me gratë e Klosit se demokratët nuk do mund të votojnë dot për logon e partisë së tyre që siç thotë e ka marrë peng Sali Berisha për interesa personale.

    “I djathtë që nuk mbush dhe niset e shkon atje tek fleta e votimit “Bashkë fitojmë” me Like Floririn se nuk kanë as emrin e atij tjetrit fare, atij i është zhdukur emri, këta duan ta mbajnë akoma. Like floriri përfaqëson të djathtën. E për këtë arsye unë dua t’iu them të gjithëve që: lëreni mbrapa atë që është i dënuar të mbetet mbrapa”.

    Sipas Ramës sa herë kanë qeverisur të djathtën kanë sjelle veç përçarje.

    “E kanë propaganduar demokracinë si monopolin e tyre, duke i parë gjithë të tjerët si armiq, duke i trajtuar socialistët si komunistë Bëhet armik dhe e sulmojnë. Kanë filluar tani me sulmin me ato këngëtaret që dalin mbështesin lali Erin”.

    Si një vlerë të shtuar për Qarkun e Dibrës nuk sheh vetëm kandidatët e përzgjedhur për të përfaqësuar PS-në, por dhe drejtuesen politike.

    “Ky qark ka dhe një avantazh tjetër, që ka Belindën këtu që është burri më i fortë që kemi në qeveri, përveçse është edhe grua, edhe nënë, edhe shoqe, është kokëderre e madhe si person”.

    Te zëvendësja e tij mban shpresa siç tha në takimin me mjekët e Klosit dhe për të marrë lajmin pozitiv se në Shpirag ka depozita të konsiderueshme gazi e nafte çka do t’i sjelle përfitime të mëdha buxhetit që do të çojë në një rritje tjetër të pagave./TV Klan

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!