×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Raporti i DASH për luftën ndaj trafikimit të personave: Shqipëria në grupin e shteteve si Gjermania dhe Italia

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 21:38

    Departamenti Amerikan i Shtetit për të gjashtin vit radhazi vlerëson Shqipërinë në luftën kundër trafikimit të personave.


    Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila mban edhe detyrën e Koordinatorit Kombëtar në Luftën ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ka publikuar raportin e DASH, ku Shqipëria vlersësohet në grupin e dytë të vendeve të ngjyrosura me të verdhë, ku është edhe Italia e Gjermania, raporton ATSH.

    “Shqipëria renditet në grupin e dytë të vendeve, të ngjyrosura me të verdhë në hartën më poshtë, në çështjet që lidhen me Luftën kundër Trafikimit të Personave”,- sqaroi Voda.

    “Në Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit vlerësohen përpjekjet e Shqipërisë si më poshtë:”… Qeveria demonstroi përpjekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme raportuese; prandaj Shqipëria mbetet në nivelin 2. Këto përpjekje përfshinin dënimin e trafikantëve të dënuar me kushte të konsiderueshme burgu, identifikimin e më shumë viktimave dhe sigurimin e trajnimeve të forta për zyrtarët përkatës. Qeveria, në bashkëpunim me shoqërinë civile, ngriti edhe Bordin Këshillëdhënës të Viktimave të Trafikimit, i përbërë nga tre të mbijetuar, dhe rritja e ndihmës së viktimave në procedurat penale duke krijuar Qendrën e Zhvillimit për Drejtësi Penale për të Mitur dhe punësimin e koordinatorëve shtesë të ndihmës së viktimave … “,- citoi Voda raportin e DASH. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!