8 djem më shumë se vajzat në çdo 100 lindje. Ky është raporti që karakterizon Shqipërinë të paktën për 2017-n, në të cilën të dhënat e OBSH e lidhin me abortin selektiv për shkak të gjinisë.
Por mjekët e kundërshtojnë këtë fakt duke shtuar se nuk ka statistika që ta vërtetojnë, ndërsa sociologët e konsiderojnë këtë abort si një krim ndaj shoqërisë.
Në Shqipëri lindin më shumë djem se sa vajza. Raporti gjinor i lindjeve në vendin tonë është venë në pah në një raport me të dhënat e OBSH, përpunuar nga Our World, në të cilin vihet re se për vitin vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza.
Këto të dhëna sipas raportit lidhen së tepërmi edhe me abortin selektiv.
Në raport me vendet e rajonit, por edhe në Europë, Shqipëria ka një raport më të lartë.
Kështu Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina ka një raport prej 106 djem të lindur për çdo 100 vajza të lindura.
Ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, ky raport përllogaritet 105 djem të lindur për çdo 100 vajza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.