Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.
Santos përshëndet miratimin e listave të hapura, ndërsa iu bën thirrje të gjitha palëve politike, brenda dhe jashtë parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv, që lejoi marrëveshja e 5 qershorit për Zgjedhoren, si kusht themelor për integrimin.
“Përshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha palët, jashtë dhe brenda parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv, që lejoi marrëveshja e 5 qershorit për Zgjedhoren, si kusht themelor për integrimin”, shkruan reporterja Santos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.