×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rast i rëndë: Burri nga Divjaka vret gruan dhe më pas veten

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 19:29

    Krimi në familje trondit Divjakën.


    Një 58-vjeçar me inicialet H. Rr. banues në fshatin Babunjë ka vrarë gruan me iniciale F. Rr., 45-vjeçe me armë gjahu dhe më pas në kushte të rënda psikologjike, ka kthyer armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.

    Krimi ka ndodhur në banesë, dyshohet pas një sherri në familje. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!