Vijon shtimi i rasteve me COVID, ku raportohet për të infektuar në Devoll dhe Dibër. Mes të testuarve pozitivë ka edhe mjekë dhe punonjës institucionesh.
4 raste të reja me koronavirus raportohet të jenë edhe në Devoll, mes të cilëve një mjeke. Të gjithë janë pjesëtarë të një familje nga fshati Baban dhe janë lidhje familjare me rastin e parë.
Mësohet se ditë më parë ka pasur një varrim në këtë fshat. Aty ku mendohet ta kenë marrë edhe koronavirusin.
Ndërkohë pas rastit të mjekes është karantinuar gjithë stafi i qendrës shëndetësore.
Dibër/ 5 raste të reja, preken edhe institucionet
Në 8 tampone të bërë në Dibër 5 prej tyre kanë dalë pozitivë. Nga 5 rastet e sotme 1 është kontakt i rasteve të mëparshme dhe 4 janë vatra të reja. Me sa duket neglizhenca ndaj rregullave nga dibranët kanë sjellë edhe shtim të rasteve.
Siç duket raste duhet të jenë edhe më shumë pasi edhe tamponet janë me mungesë. Ka raste në Komisariatin e policisë dhe institucionet vendore të
qytetit.
Po ashtu është dhe një rast në bashki dhe një rast në prefekturë, si dhe një rast në Bulqizë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.