Këtë të hënë në Shqipëri janë konfirmuar zyrtarisht 22 raste të reja me koronavirus, teksa numri total i të prekurve nga virusi ka shkuar në 584.
Ndryshe nga ditët e tjera, numri më i lartë i të prekurve është regjistruar në Kurbin, teksa Tirana dhe Shkodra, dy qytetet ku ka më shumë raste të të infektuarve, kanë patur këtë 24 orësh numra të ulët të të infektuarve.
Më konkretisht në Shkodër, u konfirmuan tri raste të reja. Mësohet se njëri prej të infektuarve është një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). E prekur nga COVID-19 është dhe një shitëse në një furrë buke si dhe një pacient i shtruar në spitalin e qytetit.
Ky i fundit mësohet se ndodhet në repartin e reanimacionit dhe ka rezultuar si i prekur nga koronavirusi.
Ndersa, grupi i gatshëm ku është regjistruar efektivi me koronavirus në repartin e FNSH është vendosur në karantinë, ndërsa pjesa tjetër e repartit punon si normalisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.