Policia e Tropojës ka reaguar në lidhje me dhunimin e varreve të vëllezërve të familjes Haklaj. Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se janë referuar materialet në prokurori në lidhje me rastin.
Policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autoritëve, pasi: Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojës”, njofton policia.
Shkatërrohet varri i Fatmir Haklajt, e motra: Dhe të vdekur ua keni frikën
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.