Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me çmimin Nobël i fituar nga Peter Handke.
“Kurrë nuk do të mendoja që do të më bënte me vjellë çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një autoritet moral si Akademia Nobel ku turpëria është vulosur si një vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq tolerant ndaj racizmit dhe gjenocidit”, ka shkruar ai në Twitter.
Peter Handke njihet gjerësisht për mbështetjen e tij ndaj Serbisë në lidhje me gjenocidin e bërë në Kosovë. Handke ka qenë edhe në varrimin e Millosheviqit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.