×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reagon Rama pas akuzave të Bashës dhe Berishës ndaj njëri-tjetrit si shërbëtorë të tij

    Reporteri
    08 Janar 2022 | 19:24

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ndaj tij për zhvillimet e sotme.

    Rama tha se ka një thirrje për demokratët kur sheh se si të dy ata e akuzojnë se kush ishte shërbëtori i tij, e cila është: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, shkruan Rama ndër të tjera në Twitter.

    Më herët, Lulzim Basha e akuzoi Berishën se me qasjen e tij ndaj demokratëve dhe opozitës po i bënte shërbimin më të madh Edi Ramës. Ndërkohë, Berisha tha se Basha është peng i Ramës dhe se ishin koordinuar bashkë për të rrahur sot ata që ai i quajti opozita e vërtetë e vendit.

    Postimi i plotë i kryeministrit:
    1- Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

    2- Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!