×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rekord historik i çmimit të naftës në Shqipëri

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 15:30

    Çmimi i naftës në Shqipëri arrin rekord historik duke kapur nivelin 265 lekë [2.2 euro] për litër.

    Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua me 260 lekë për litër.

    Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend.

    Sipas vendimit të bordit, benzina do të tregtohet me 241 lekë [1.98 euro] për litër, ndërkohë gazi do të jetë me 86 lekë [0.7 euro] për litër.

    Bordi sqaron se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

    Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

    “Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Bordit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!