Efektivët e RENEA-s kanë nisur pasditen e së hënës aksione në disa qytete të vendit, si në Elbasan, Lushnjë, Fier, Vlorë dhe Durrës.
Aksioni ka pasur si qëllim kapjen e personave në kërkim si dhe arrestimin e disa personave që janë të dyshuar si autor të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend.
Deri tani mësohet se janë shoqëruar me dhjetëra persona, kryesisht me precedent penale si dhe një person i kapur me armë, njofton Euronews Albania.
Edison Begeja, person me precedent penal është arrestua në Vlorë. Ai rezulton dhe subjekt i OFL ndërsa pak javë më parë mbeti i plagosur në një atentat që iu bën pranë banesës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.