×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reshje të dendura shiu në Tiranë, shtrëngata merr përpara pemë

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 21:13

    Moti këtë të hënë është përkeqësuar ndjeshëm teksa reshjet e dendura të shiut dhe shtrëngatat e erës ka “veshur” thuajse të gjithë territorin në Shqipëri.


    Konkretisht në Tiranë, shiu dhe shtrëngatat e erës kanë sjellë bllokim të ndjeshëm të trafikut të kryeqytetit.

    Në disa zona ka patur përmbytje minore, ndërsa për shkak të erës së fortë një pemë në zonën e “21 dhjetorit” është rrëzuar.

    Për më tepër lexoni parashikimin e motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

    Reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive po ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetet Tiranë, Lezhë, Elbasan. Sasia më e madhe e reshjeve është regjistruar në qytetin Lezhës me 53.0 mm, Shkodrës me 26.0mm, Tiranës 9.6mm. Kjo situatë është shoqëruar edhe me erë të vrullëshme deri në 15-18 m/sek.

    Për orët në vijim reshjet intensive shoqëruar me shtrëngata e stuhi do të mbeten më të përqëndruara në Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë.

    Përmirësimi i situatës pritet të vijë gradualisht nesër në pjesën e dytë të ditës.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!