Banorët e Ungrejt kanë ndërhyrë vetë gjatë ditës së sotme dhe kanë bërë të kalueshme rrugën që lidh 9 fshatrat e kësaj zone me Kallmetin.
Reshjet e dendura të shiut bënë që rruga të pësojë shembje në një gjatësi prej 100 metrash pranë zonës së Kreshtës, duke izoluar zonën që prej ditës së shtunë.
Videot dhe fotot janë publikuar ne rrjetin social facebook nga kreu i LSI në Lezhë, Petrit Gjoni i cili shkruan: “Live nga rruga e Kreshtes. Ja pra, kur fjalët bien në vesh të shurdhër dhe pushteti vendor flen gjumë, vetë banorët e zonës nisin punën privatisht. Falenderim i përzemert jo vetëm nga unë, për këta banorë të zonës që po punojnë tek rruga. Respekt pa fund për ta”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.