×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rezultatet e para, Rama: Ndihem shumë i vogël përballë hartës së fitores

    Reporteri
    15 Maj 2023 | 22:37
    Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    Kryeministri i Shqipërisë njëherësh edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Edi Rama ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, pas mbarimit të procesit të numërimit të votave pothuajse në tërë vendin. 

    Rama u shpreh se ndihet i vogël para hartës së mbushur me ngjyrat e Rilindjes

    Tutje ai shtoi se duhet vazhduar puna e cila është ngadalësuar nga fushata, në nivel vendor dhe atë qendror.

    Ndërkaq, Rama tha se do të nis një tur falenderimi me Shkodrën, bastioni i PD-së që e thyern për herë të parë në histori.

    “Ndihem shumë i vogël përballë hartës së fitores. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e forte dehëse e një fitoreje si kjo. E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti dhe më i keqtrajtuari nga robi, një turn falënderues nga të gjithë. Nuk duhet harruar se ishin zgjedhjeve vendore. Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që dëshironin , duhet të vazhdojmë punët që u ngadalësuan nga fushata. Nuk do t’i ngrij askujt buzëqeshjen e një fitoreje të arritur me shumë punë.”, deklaroi Rama, shkruan Top Channel, përcjell Reporteri.net

    “Kryebashkiakët tanë, deputetët, drejtuesit politik, jam admirues për arritjet e tyre. Edhe më falënderues i jam socialistëve të bazës që u angazhuan me mish e shpirt në të gjithë territorin. Pa dyshim patrionazhistëve dhe aktivistëve të paepur pa të cilët makinës sonë do i mungonin shumë kuaj fuqi. Si dhe shumë falënderues i jam skuadrës së sondazheve e statistikave. Patjetër falënderimi i shkon zgjedhësve tan nga Thethi në Finiq që na votuan dhe na zgjodhën.”, shtoi ai.

    “Si votues së parë apo demokrat që dua të falënderoj nga zemra edhe çdo zgjedhës së djathtë, një për një. Ata që e dëgjuan mesazhin tim. Të tjerëve, atyre që këtë herë nuk ja dolën të dilnin nga këneta e së shkuarës uroj që rezultati tu ketë shërbyer për mirë. U garantoj ata si zgjedhës se do të angazhohemi si asnjëherë më parë do të gjejmë si asnjëherë më parë fuqi dhe energji të reja për ti qëndruar kësaj sfide te jashtëzakonshme. Për mua ky rezultat është I jashtëzakonshëm për tu lexuar dhe jo festuar”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!