Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka numëruar 1 mijë e 660 zarfe të diasporës nga 194 mijë e 889 që janë në total.
Sipas rezultateve aktuale Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson deri më tani me 726 vota ose 43.95 % të totalit, e ndjekur nga Partia Socialiste me 705 vota ose 42.68% të totalit.
E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 117 vota ose 7.08% të totalit.
Partia Mundësia ka 35 vota, PSD me 34 vota, Lëvizja Bashkë me 21 vota dhe Partia Aleanca Kombëtare me 10 vota.
Nga ana tjetër koalicioni Euroatlantik me 4 vota dhe partitë e tjera zero vota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.