Në Shqipëri sot do të mbizotërojë një mot i paqëndrueshëm ku do të ketë reshje shiu të cilat do të intensifikohen gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
Meteorologia Adiola Bani tha për Top Channel se zonat perëndimore do të preken nga shira me intensitet të lartë dhe rrezikohen nga përmbytjet.
“Dita paraqitet me vranësira të shpeshta për qendrën por që në Veri kanë nisur reshjet intensive të shiut lokalisht por shira mesatarë në pjesën më të madhe të territorit. Gradualisht shirat do të përfshijnë gjatë mesditës dhe pasdites edhe zonat qendrore e jugore”.
“Parashikohet që gjatë orëve të natës dhe gjatë ditës së nesërme të kemi shira mesatare e intensivë në gjithë territorin duke sjellë në zonat perëndimore edhe përmbytje.
Dita e nesërme do sjellë rënie temperaturash me dy gradë duke bërë që në mesditë të shkojnë maksimumi deri në 20 gradë”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.