×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rikthehen shifrat e larta me Covid në Shqipëri: 108 të infektuar dhe 3 të vdekur në 24 orët e fundit

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 18:10

    Ministria e Shëndetësisë ka dhënë këtë të enjte shifrat për infektimet Covid në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht prej koronavirusit kanë ndërruar jetë tre persona sot, ndërsa 108 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.


    Një tjetër shifër e lartë dhe e padëgjuar më parë në Shqipëri ka qenë ajo e personave të shtruar që janë intubuar. Plot 12 pacientë janë të intubuar në dy spitalet Covid në Tiranë në gjendje të rënduar, teksa numri total i viktimave ka shkuar tashmë në 123 persona.

    ‘Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.’-njoftoi Ministria.

    NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË:

    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.
    Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
    Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
    Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, të cilët ndjekin të prekurit nga virusi SARS COV2 dhe kontaktet e tyre.
    COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)
    Testime totale 37311
    Raste pozitive 4466
    Raste të shëruara 2523
    Raste Aktive 1820
    Humbje jete 123 (Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 941
    Durrës 211
    Shkodër 202
    Vlorë 98
    Lezhë 82
    Korçë 64
    Fier 52
    Kukës 49
    Elbasan 46
    Berat 32
    Gjirokastër 23
    Dibër 20

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!