×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione

    Reporteri
    20 Maj 2024 | 17:47

    Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione. Një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes i hap rrugë iniciativës përmes ngritjes së një shoqërie shtetërore, e cila do të kontrollojë këtë sektor.

    Thirrjen e parë për ngritjen e kësaj infrastructure në vendin tonë, e bëri presidenti i ukrianës Volodymir Zelensky, kur vizitoi Tiranën në shkurt të këtij viti, dhe qeverie shqiptare nuk e kundërshtoi.

    Propozimi për rikthimin e industrisë ushtarake, argumentohet me nevojat gjeopolitike të kohës, ku furnzimi me armë është bërë i domosdoshëm për NATO-n dhe vendet që ajo mbështet në pozicione lufte.

    Përveç kësaj, angazhimi në fuqizimin e një industrie të tillë, mund të konsiderohet edhe si një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit.

    Shoqëria shtetërore që do të ngrihet, pritet të rikthejë në funksion uzinat e dikurshme, dhe të integrojë teknologji të reja në armatime.

    Kujtojmë se ky nuk do të jetë investimi i vetëm në fushën e mbrojtjes, pasi një plan afatgjatë 10-vjeçar synon mobilizime të shtuara në ushtri dhe ngritjen e disa bazave ushtarake./Euronews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!