×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rikthim të Covid në vjeshtë, epidemiologu tregon muajt më “të frikshëm”

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 13:21

    Epidemiologu Dritan Ulqinaku thotë se shumë shtete presin që në vjeshtë të ketë një rikthim të Covid, ndërsa për Shqipërinë ai shprehet se situata do jetë e qetë. Ai tregoi dhe kohën së cilës personalisht “i trembet” për rikthimin e virusit.


    “Ka disa vende që presin rritje në muaj në vazhdim, por kjo mund të ndodhë atje ku nuk ka organizim si në Indi, por jo në Kinë ku ka të tjera standarde. Në Shqipëri parashikoj një situatë të qetë në vjeshtë dhe në fillim të dimrit. Unë i trembem temperaturave ekstreme që i detyron njerëzit të qëndrojnë grumbull në ambiente të mbyllura dhe me kondicioner”, u shpreh Ulqinaku në Abc News.

    Përsa i përket vaksinës anti-Covid, Ulqinaku tha se Shqipëria do jetë ndër vendet e fundit që do ta marri.

    “Unë mendoj që Shqipëria do të jetë ndër vendet e fundit që do të marrin vaksinën, pasi shtetet e fuqishme lëvizin më shpejt dhe marrin masa dhe doza të mëdha. Nuk mundemi ne të depertojnë në tregjet e fuqishme që tani”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!