Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të promovojë këngën e saj më të re në ardhje, “You For Me”.
Këtë herë ajo do të vijë në bashkëpunim me Sigala, në një këngë e cila do të jetë ritmike verore.
Rita ka qenë vazhdimisht aktive dhe e zënë këto ditë, duke paralajmëruar këngën e saj të re në ardhje.
Së fundmi, ajo ak publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në pishinë, në mesin e disa balerinëve, teksa pozon me bikini të kuqe.
Kënga do të publikohet më 2 korrik dhe premton të jetë një nga hitet ndërkombëtare të verës 2021.
Rita Ora përndryshe thuhet se së fundmi është takuar edhe me Jennifer Lopezin, ku thuhet se kanë biseduar për disa projekte të përbashkëta në muzikë dhe film.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.