×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrëfehet i penduari i mafias italiane: Si e trafikonin shqiptarët kanabisin dhe kokainën

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 22:11

    Mediat italiane shkruajnë se diçka po lëviz në botën e nëntokës së Foggia-s dhe muri i heshtjes po shembet ngadalë. Kjo tregohet nga pendimi i disa anëtarëve kryesorë të klanit Gargano.

    Veçanërisht në Vieste janë tashmë katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në harkun kohor të disa viteve, pothuajse të gjithë ish-anëtarë të klanit Raduano, më të fuqishmit në qytet. Ndër këta spikat Danilo Pietro Della Malva, ish-krahu i djathtë i shefit Marco “Pallone” Raduano.

    Della Malva, aktualisht në një vend të mbrojtur, ka treguar para hetuesve strukturat e dyshuara të botës së krimit, veçanërisht Garganos, duke folur për kanalet e drogës dhe “Gomorra”-n, një luftë mes klaneve që vitet e fundit ka parë disa të rinj të vdekur.

    Nga dëshmitë u zbulua se klani Iannoli-Perna “merrej edhe me trafikun e të lëndëve narkotike që vinte nga Shqipëria dhe marrja në dorë ishte bërë nga shqiptarët. Kjo ka ndodhur në periudhën ndërmjet viteve 2015/2018.

    Flitet për tonelata drogë, shumë prej të cilave janë sekuestruar nga policia gjatë operacioneve të shumta antimafia të kryera vitet e fundit.

    Përveç kanaleve të furnizimit me marijuanë nga shqiptarët, grupi Iannoli-Perna merrte edhe kokainë” shkruajnë mediat italiane bazuar te dëshmitë e të penduarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!