Rrëshqitje dherash janë regjistruar në orët e pasdites së sotme në aksin Librazhd – Përrenjas, duke bërë që për pasojë të bllokohet për disa minuta njëra korsi e rrugës, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjet në këtë aks.
Firma kontraktore sapo ka marrë njoftim ka shkuar menjëherë në vendin ku ka ndodhur rrëshqitja, duke punuar për të liruar aksin.
Si pasojë ka pasur vështirësi të mëdha në qarkullim, ku është krijuar trafik i madh, duke qenë se lëvizja kryhet vetëm një njërën anë të rrugës. Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të normalizuar situatën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.