Në qytetin e Kamzës në disa banesa ka patur depërtim të ujit si pasojë e reshjeve të mëdha që kanë kapluar vendin orët e fundit.
Punonjësit dhe Drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve janë në terren duke punuar për të zgjidhur problemin, raporton shqiptarja.com.
Në vendngjarje ndodhet edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Ndërkohë në një lidhje telefonike për Report TV, Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj ka bërë të ditur se drejt Kamzës janë nisur ekipet e zjarrfikëses dhe po punojnë për heqjen e ujit në këto banesa.
Sipas Goxhaj situata nuk është alarmante.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.