×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrezikonin bllokimin në malin e Gramozit, shpëtohen 4 alpinistë

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 8:39

    Katër alpinistë, mes tyre edhe një femër të cilët ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit në Kolonjë janë ndihmuar nga policia dhe banorë të zonës, pasi rrezikon të mbeteshin të bllokuar, percjell ora.


    Policia thotë se 4 alpinistë kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit.

    Policia u njoftua nga banorë të zonës dhe menjëherë në drejtim të zonës.

    “Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit”, sqaron policia.

    Alpinistët kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën.

    Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!