Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Lewiston të Shteteve të Bashkuara.
27 vjeçari raportohet se notoi përmes rrjetës së poshtme të lumit Niagara, ku ndodhet edhe ujëvara e famshme në përpjekje për t’iu shmangur dëbimit për në Shqipëri nga Kanadaja.
Një banor lokale kontaktoi autoritetet rreth orës 11:45 minuta të darkës më 3 gusht, duke raportuar se një burrë sapo kishte kaluar nëpër oborrin e shtëpisë së tij duke mbajtur mbi shpinë një çantë të papërshkueshëm nga uji, pasi kishte dalë i lagur nga brigjet e lumit.
Burri thuhet se e pyeti “ku ishte rruga”, si dhe ku ndodhej restoranti Brickyard, njofton panorama.
Kur policia e gjeti të dyshuarin brenda në Brickyard, ai u raportoi atyre nuk ishte më i mirëpritur në Kanada dhe do të dëbohej përsëri në Shqipëri.
Robert Kutaj, u mor nën arrest nga policia kufitare në pritje të hetimit të mëtejshëm rreth pretendimeve të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.