×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrëzohet nga ndërtesa ku po punonte, plagoset 17-vjeçari

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 18:57

    Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga një ndërtesë teksa ishte duke punuar. Policia bën me dije se i riu është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishte pësuar dëmtime të shumta.


    Nga hetimet e deritanishme bëhet me dije se adoleshenti ka qenë duke kryer disa punime hidraulike në një godinë në Ksamil.

    I riu me iniciale K. K., do të dërgohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërkohë për ngjarje është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!