×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rriten rastet e reja në Shqipëri, Manastirliu apel qytetarëve të vaksinohen

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 23:28

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë me një apel për qytetarët pas rritjes së rasteve të reja me COVID në vendin tonë.


    Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ministrja thekson se ky është një tregues se vaksinimi nuk pret. Ajo i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit në vend duke theksuar se vaksinat shpëtojnë jetë.

    Ndërkohë ministrja ka bërë publike e numrit të vaksinave të kryera deri më sot kundër COVID në Shqipëri.

    “Rritja e rasteve të të prekurve nga COVID 19 është tregues se vaksinimi nuk pret.  Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit.  Vaksinat shpëtojnë jetë. *** 1,229,405 vaksinime të kryera deri më sot”, shkruan ministrja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!