×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rriten rastet në Mat, shkon në 8 numri i të prekurve me coronavirus

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 10:22

    Ka shkuar në 8 numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat. Nga 5 kampionët për analiza të marra një ditë më parë 2 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.


    Burime pranë NJVKSH thanë se dy rastet e reja janë brenda njërës prej familjeve të cilat dolën me Covid-19 një ditë më parë. Por si lindi vatra në Mat? Një prej anëtarëve të familjes ishte i shtruar në QSUT dhe u infektua nga një infermiere.

    Të gjitha rastet janë të izoluara dhe monitorohen nga mjekët e familjes pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat.

    Një ditë më parë Bashkia e Matit ka bërë edhe dezinfektimin e banesave të familjeve të rezultuara të infektuara në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!