×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritet me 102 % importi i grurit nga Rusia, bie prodhimi vendas

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 12:30

    Vetëm gjatë marsit importi i grurit me Rusinë u rrit me 102 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa çmimi i miellit 200 lek për kuintal.


    “Ka qenë një lëvizje shumë e vogël. Atëhere një thes kushtonte 13 mijë lekë, ato ditë e rritën me 4 mijë lekë për kuintal”

    Por në disa zona të vendit, banorët vazhdojnë ta sigurojnë bukën nga toka e tyre.

    Duket sikur i përket një tjetër periudhe, por ky mulli me ujë në Valikardhë të Bulqizës, bluan grurë e misër prej dekadash.

    Mullixhiu tregon se punën nuk e ka ndalur as në kohën e luftës me koronavirusin.

    “Vijnë 10 fshatra që bluajnë këtu. Unë kam dy prindër të vjetër që përdorin çdo ditë bukën, ata nuk përdorin bukën e bardhë, por vetëm bukë misri, ore bukë gruri të shtirë vetë”

    Fermerët shqiptarë vit pas viti kanë hequr dorë nga kultivimi i drithërave. Për vitin 2019 të dhënat mungojnë, ndërsa në vitin paraardhës, sipas të dhënave të INSTAT u prodhuan 678 mijë ton drithëra, por me një rënie prej 3.5% më pak se një vit më parë.

    Niveli më i lartë i prodhimit u arrit në qarkun e Fierit me 172 mijë ton, pasuar nga Elbasani me 96 mijë dhe Korçë me 74 mijë ton.

    “Unë mbjell 1.5 hektar”

    Pjesa më e madhe shkon për tregtim, por ky fermer nga Maliqi, gjithmonë ndan edhe pjesën për bukë.

    “Një person i takon 2.5 kuintal grurë, llogaris 15 kuintal grurë për vete”

    Për shkak edhe të prodhimit këtu edhe mullinjtë janë me energji. Ai funksionon prej rreth 20 vitesh dhe puna është e vazhdueshme.

    “Ka 22 vjet që funksionoj, puna është e përditshme”

    Në total në vitin 2018 janë prodhuar 391 mijë ton misër dhe 240 mijë ton grurë, ndërsa elb dhe thekër rezultojnë të jenë kultivuar rreth 11 mijë ton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!