Numri i personave të shtruar pasi janë prekur nga coronavirusi në të dy spitalet Covid ka arritur në 193 persona, duke shënuar kështu shifrën më të lartë që prej nisjes së pandemisë. Vërehet se kjo rritje ka ardhur në mënyrë të vazhdueshme ditë e fundit, ku 190 persona kanë qenë të shtruar një ditë më parë dhe 189 një ditë më herët.
Sipas Ministrisë se Shëndetësisë, 13 pacientë po marrin terapi intensive në reanimacion ndërsa 4 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Mësohet se në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 130 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.