×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 22:19

    Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një 71-vjeçar i konfirmuar me COVID-19 ka humbur jetën.


    I moshuari ishte në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

    Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike.

    Deri më tani, 31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 në vendin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!