Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të pritet sot në një ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Mes tyre do të zhvillohet një takim kokë më kokë.
Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij mbrëmë me të mbërritur në Shqipëri, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Presidenti francez, ngriti një dolli dhe foli shqip në fund të fjalimit, duke thënë “rroftë Shqipëria e rroftë miqësia franko-shqiptare”.
“Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, për Europën që po ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, u shpreh Macron në shqip.
“Ju jeni tashmë në qendër të Europës. Mjafton të shohim historinë tuaj, ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ja ka dalë. Momenti që na jepet falë jush mund të themi për Ballkanin është vendi në zemër të Europës. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike. Dua të përshëndes marrëdhëniet tona”, tha Macron.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.