×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rudina Hajdari u përgjigjet kritikave për gafat e saj të shumta në fjalimet në parlament

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 18:37

    ‘Të bësh gabime është njerëzore por kritikat më bëjnë më të fortë dhe jam munduar që të mos i ndjek shumë rrjetet sociale pasi është krijuar një rreth vicioz, ndoshta dhe i koordinuar (për talljet ndaj saj).’


    Ky është qëndrimi që ka mbajtur deputetja Rudina Hajdari në lidhje me gafat e saj të shumta gjatë fjalimeve në parlamentin e Shqipërisë. E ftuar në emisionin  “Kjo Javë”, Rudina Hajdari deklaroi se vendimi për të mos djegur mandatin ishte zgjidhja e duhur.

    “Zgjodha rrugën e duhur, jo vetëm unë por i gjithë grupi parlamentar, për të thënë që është djep i demokracisë dhe përballë çdo lloj qeverie, i vetmi vend ku mund të përballemi është parlamenti , aty bëhen ligjet.” u shpreh Hajdari.

    “Të bësh gabime është njerëzore nuk jam njeri perfekt, kam gabimet e mia, nuk është problem për shqiptarët. impenjimi kryesor, të shpalos gjëra te reja e problematika që shqetësojnë shqiptarët sot. Nuk është e lehtë të bësh deklarata të tilla, por është e nevojshme duhet një njeri që të thotë atë c’ka po ndodh. Jam mësuar tashmë, kritikat më bëjnë më të fortë nuk më shqetësojnë, rrjetet sociale mundohem mos i ndjek shpesh është krijuar një rreth vicioz ndoshta edhe i koordinuar.-tha Hajdari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!