Sulmi me thikë i ditës së djeshme në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë i ka kaluar tashmë për hetim Drejtorisë së Antiterrorit në Polciinë e Shtetit.
BallkanWeb raporton se çështja në Prokurori për autorin Rudolf Nikollaj është referuar për financim të terrorizmit që dënohet si vepër penale në Shqipëri me 15 vite burg ose burgim të përjetshëm apo gjobë 5-10 milionë lekë.
Nikollaj në momentet e para kur është shoqëruar ka deklaruar se “Myslimanët duhet të ndëshkohen’’.
Mësohet se nga 5 të plagosurit, 4 kanë lënë spitalin, kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës.
Ditën e djeshme te rruga e Kavajës, Rudolf Nikollaj i cili dyshohet t ë hyri në xhaminë ‘Dine Hoxha’ dhe sulmoi besimtarë, ku plagosi 5 persona, por më pas u neutralizua nga Policia apo frektuentues të xhamisë. Vetëm një muaj më parë ai kishte plagosur një 32-vjeçar me aftësi ndryshe tek terminali i autobusave të veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.