×
  • Lajme
  • Shqipëria / Samiti i NATO-s

    Rutte deklarohet për takimin me Ramën: Diskutuam edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    24 Qershor 2025 | 20:58

    Shefi i NATO’s, Mark Rutte, është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në kuadër të Samitit të NATO’s.

    Rutte ka bërë me dije se në takim kanë folur edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, shkruan Reporteri.net.

    “Kënaqësi të ritakohem me mikun tim të dashur 🇦🇱 @ediramaal në samitin e #NATO. Diskutuam mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen tonë të vazhdueshme për #Ukrainën dhe rëndësinë e rritjes së shpenzimeve për mbrojtje për të mbajtur #NATO-n të forte”, ka shkruar Rutte.

    Për takimin ka njoftuar edhe Rama.

    “Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë🇦🇱🌍🕊️”, ka shkruar Rama./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!