×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Saimir Tahiri nis pushimet para “betejës” me gjyqin

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 20:10

    Saimir Tahiri duket se ka filluar pushimet si për të rikuperuar energjitë para ‘betejës’ që e pret me gjyqin.


    Ish-ministri i Brendshëm ka postuar në rrjetin e tij social Facebook disa foto ku ndodhet mes maleve.

    “Kuç – Gusmar – Llufe…. deri te Jaho Xhebra,” shkruan Tahiri teksa bën me dije se ndodhet në jug të vendit.

    https://www.facebook.com/saimir.tahiri/posts/10224042923081262

    Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të rikthejë për shqyrtim dosjen, pasi akuza e kultivimit të kanabisit është kontradiktore pasi u shtua gjatë hetimeve nga prokuroria dhe duhen gjetur provat.

    Gjithashtu gjykata vlerësoi se Saimir Tahiri është dënuar për shpërdorim detyre, por për këtë akuzë i pandehuri nuk është mbrojtur, pasi nuk u ishte komunikuar nga organi i akuzës. Sipas Apelit, Shkalla e Parë gaboi në rikualifikimin e veprës penale.

    Më herët Saimir Tahiri e ka quajtur të qëllimshëm dhe të padrejtë zvarritjen që po i bëhet hetimeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!