×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Saimir Tahiri, shijon ditët me anëtarin më të ri të shtëpisë

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 15:26

    Saimir Tahiri, ish-ministri i brendshëm i cili është shkëputur tërësisht nga politika, po i kushton rëndësi familjes së tij, e cila tashmë prej pak kohësh është shtuar me një anëtar. Bashkëshortja e tij, Fatlinda Berisha Tahiri, solli në jetë një tjetër djalë, kështu në familjen Tahiri, mbizotërojnë “cunat”.


    Ajo sot ka publikuar një foto, ku shfaqet së bashku me dy djemtë e saj, duke na prezantuar edhe me më të voglin e shtëpisë, Golik Tahirin.

    “Një mama krenare“, shkruan ajo përkrah fotos.

    Ish-ministri mesa duket në këtë rast, ka marrë rolin e fotografit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!