Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dalë nga banesa e tij pas 257 ditësh në arrest shtëpiak, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Para gazetarëve, Berisha është shprehur se ndihet më i motivuar se kurrë, teksa u nis për në SPAK ku di të njihet me akuzën ndaj tij.
Sipas tij, kryeministri aktual, Edi Rama, nuk e cakton dot kandidatin për kryeministër.
“Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj. Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha”, ka thënë ai.
Sa i përket vendimit nga SPAK, Berisha ka thënë se pret që të jetë politik, teksa u shpreh i bindur se do ia djeg mandatin e katërt Ramës.
“Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim. Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane”, ka thënë Berisha.