×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha e padit për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

    Reporteri
    05 Gusht 2021 | 12:28

    Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha njoftoi sot në një konferencë për shtyp se ka depozituar padinë për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken.


    Berisha deklaroi se është hera e parë që i drejtohet një gjykate dhe për të është e paimagjinueshme që të ngrejë padi ndaj sekretarit të shtetit të një vendi për të cilin ka një vlerësim të lartë.

    “Sot, pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate dhe kurrë ndonjëherë nuk kisha imagjinuar se do të ngrija padi ndaj sekretarit të shtetit të Amerikës që unë e admiroj kaq shumë si vend”, u shpreh ish-kryeministri, raporton Euronews Albania.
    |
    Në muajin maj Blinken njoftoi përfshirjen e Berishës dhe familjes së tij në listën e personave që u refuzohet hyrja në SHBA për “korrupsion”.

    Berisha tha se pas kërkesave që Blinken t’i bëjë publike faktet mbi të cilat bazohej ky vendim, avokati i tij ka depozituar padinë për shpifje. Ai theksoi se ky ka qenë vendim politik pa asnjë bazë fakti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!