×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha krahason veten me Steve Jobs: Do ta ndryshoj Shqipërinë

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 20:36

    Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.

    Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një iPad, Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë.

    “ Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një I Pad-in ndryshoi botën, ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga Durrësi.

    Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot në kuadër të turit elektoral të Sali Berishës, i cili kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!