Ashtu siç ishte paralajmëruar më herë, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD.
Sali Berisha kërkon që Kuvendi të vendosë përmes një referendum nëse vendimi i Bashës për përjashtimin e tij ishte i drejtë apo jo.
A2 CNN ka mundur të sigurojë një foto të formularit ku çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit.
Berishës do t’i duhet sipas statusit të partisë që të mbledhë firmat e afërisht 1500 delegatëve.
Më herët, Basha është përgjigjur se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.